VMRO: Jemi për zgjedhje të reja, jo për koalicion të zgjeruar

248

Ndërsa pak më parë ka qarkulluar lajmi se kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski, po kërkon koalicion të zgjeruar si opsion për dalje nga kriza, nga kjo parti kanë bërë me dije se ata po kërkojnë në fakt zgjedhje të reja.

“VMRO mendon se shumica dërmuese e qytetarëve ka qenë e manipuluar dhe ato ishin të zhgënjyer me vendosjen në tavolinë të platformës nga Tirana dhe shkeljes së principit për koalicion fituesi me fituesin”, bëjnë me dije nga VMRO për “Zhurnal”.

Sipas tyre, zgjidhja më efektive janë zgjedhjet e reja parlamentare që do mbaheshin bashkë me ato lokale.

“Andaj VMRO mendon se zgjidhja më efikase do të ishte shpallja e zgjedhjeve të reja bashkë me ato lokale, në këtë mënyrë shteti nuk do bënte shpenzime shtesë ndërsa qytetarët do kishin mundësi të thonë mendimin e tyre për zhvillimet paszgjedhore”, thonë nga kjo parti.

Comments