
Përmes një kumtese dërguar mediave, VMRO-DPMNE-ja i bën thirrje LSDM-së që të tërhiqet nga, siç thuhet, ridefinimi i Maqedonisë dhe transofrmimi i saj në nga një shtet shumëkulturor në dykombësh.
Sipas VMRO-DPMNE-së, pranimi i platformës nga Tirana paraqet një shantazhim klasik për LSDM-në e cila, sipas tyre, duhet ta kuptojë momentin historik dhe t’i hedhë poshtë kërcënimet dhe shantazhet nga jashtë.
Për VMRO-DPMNE-në, një ridefinim i shtetit nuk është në të mirë, as të shqiptarvë, por as edhe të romëve, boshnjakëve, vlehëve, serbëve, turqve, e aq më pak të maqedonasve