Shkup, 4 shkurt – Maqedonia në kohën e LSDM-së as që ishte e ranguar në Indeksin konsumator shëndetësor evropian (EHCI), thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj kumtesës së LSDM-së.
Sipas raportit të EHCI-së, ceket në reagim, sistemi “Termini im” në të gjitha rangimet e deritnaishme është cekur si reformë e cila rekomandohet për implementim edhe në vende të tjera evropiane dhe mu në implementimin e këtij sistemi nacional në masë të madhe referohej përparimi më i madh i Maqedonisë në 11 vendet e indeksit, që është përparimi më i madh për një vit në historinë e rangimit.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se në raportin më të ri madje edhe është cekur se Serbia ka arritur përparim mu pasi që e ka implementuar sistemin e përpunuar sipas shembullit të “Terminit tim” të Maqedonis[. Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo është relevante për të gjithë ekspertët nga të gjitha vendet përveç për ekspertët e LSDM-së.
LSDM do të parashtrojë padi penale kundër ministrave të VMRO-DPMNE-së të cilët janë edhe deputetë dhe të cilët kanë parashtruar nga dy lista anketuese për gjendjen pronësore në Komsionin shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), një si ministër dhe një si deputet.
“kjo është vepër penale dhe për këtë arsye kundër tyre parashtrojmë padi penale dhe presim të gjitha institucionet kompetente të reagojnë në mënyrë adekuate. Emill Dimitriev ka parashtruar dy lista anketuese, njërën si kryeminsitër, tjetrën si deputet. Elizabeta Kançeska-Milevska gjithashtu, në një fletë anketuese është ministre, në tjetrën është deputete. Ata kanë pasur kujdes që gjendja e paraqitur pronësore t`u përputhet në të dy fletët e pëarashtruara anketuese. Më i pavëmendshëm ka qenë Nikolla Poposki. Ai jo vetëm që ka parashtruar dy fletë anketuese, edhe si ministër, edhe si deputet, por nukl i përputhet as vlera e pronës së paraqitur”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.
Kjo, siç theksoi, sqaron përse kryeministri dhe ministrat e VMRFO-DPMNE-së të cilët u bënë deputetë duhet të përjgigjen penalisht.