VMRO: PPS nuk ishte problem por dygjuhësia, LSDM aktron luftë për demokraci

439
Vmro_DPMNE_1_30fev14-Plusinfo(13).jpg

Shkup, 13 shkurt – VMRO e ka demantuar lajmin e publikuar në Alsat-M e më pas i transmetuar edhe në media tjera se platforma e shqiptarëve ishte pranuar ndërsa problem kryesorë ka qenë Prokuroria speciale, shkruan Zhurnal.

“Nuk është e vërtetë se VMRO nuk ka koment për problemin konkret, në shumë raste kemi potencuar se PPS në asnjë rast nuk ka qenë problem në bisedimet me BDI për formimin e qeverisë, periudhën e kaluar përmes intervistave, deklaratave dhe kumtesave kemi thënë se me BDI në fillim kemi pasur dallime rreth PPS e cila nuk është treguar profesionale, jokredibile dhe si organ i politizuar, mbi 95% e bisedimeve ishin vendosur në debat rreth kërkesave të BDI për dygjuhësi që kishim dallime shumë të mëdha”, thuhet kështu në kumtesën e VMRO.

“Shilegov për dallim nga Tufekxhiq dhe Bogoevski që kanë punuar më shumë në teren ka pasur më shumë kohë për të punuar për vete dhe se për më pak se dy vite është pasuruar me 200 mijë euro, dy apartamente”, thuhet mes tjerave në kumtesën e lëshuar nga VMRO.

Sipas tyre, LSDM po aktron luftë për demokraci, mirëpo funksionarët e tyre po pasurohen brenda natës.

“Sipas indikacioneve, Shilegov është një Sheqerinska e re e cila është e njohur se si ka përvetësuar apartamente për 5 mijë euro, kjo është mënyra e punës tek LSDM duke luftuar e aktruar demokraci ndërsa pas kamerave mbushin llogaritë”, thonë më tej në VMRO.

Comments