Vodhi në një market, paditet shkupjani

365
fresco

policia-logo-mk-780x439
midle
Sektori i punëve të brendshme të Shkupit ka ngritur padi penale kundër GJ. F (38), i dyshuar për veprën penale ”vjedhje e rëndë”.

Atij i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë. I dyshuari akuzohet se më 10 tetor, është futur në një market, nga ku ka vjedhur 25.000 denarë dhe është larguar.

Gj. F është hetuar nga shitësja, e cila është munduar që ta ndalojë, por nuk ia ka arritur, pasi që i dyshuari ka hedhur gjësende ushqimore ndaj saj.

Comments