Vogëlushi nga Saranda vari veten në litar, sepse prindërit i thanë….
Kujdes kur të kritikoni fëmijët. I mituri dje i dha fund jetës, pasi prindërit i tërhoqën vëmendjen për sjelljen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Sarandës, ku i mituri u vetëvar në pemë me litar.
Kanë qenë prindërit e vogëlushit, që e kanë gjetur të birin e tyre pa shenja jete në një prej pemëve të oborrit të shtëpisë së tyre.
12-vjeçari O.B u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ata nuk kanë mundur ta risjellin në jetë me anë të përpjekjeve reabinuese.
Në bazë të dëshmisë që dy prindërit e 12- vjeçarit kanë dhënë për Policinë, vogëlushi ka përjetuar keq kritikat e tyre.
Gjithçka ka nisur nga një largim i tij nga banesa pa lejen e tyre, gjë e cila ka bërë që ata ta kritikojnë për sjelljen e tyre.
Pas debatit me prindërit, vogëlushi ka marrë një litar dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë.
Në gjendje tejet të tronditur për fatkeqësinë në familjen e tyre, prindërit e kanë pasur të pamundur të japin më shumë shpjegime.
Ndërkohë, Policia ka punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

