Von der Leyen për vendimin e targave: Rregullat duhet të respektohen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar që moti të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizm të vizave.
“Siç edhe kam deklaruar para disa javëve, Kosova i ka plotësuar edhe në aspektin teknik të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Komisioni është plotësisht në anën tuaj dhe do të bëjmë çmos që të bindin të gjithë Këshillin që kjo të adresohet”, tha Von der Leyen.
Kurse sa i përket mundësisë së vendosjes së sistemit “ETIAS”, Von der Leyen, shpjegoi se një gjë e tillë funksionon thuajse në të gjitha vendet e BE-së.
“Sa i përket ETIAS, kjo është e pavarur nga ky proces është shumë i rëndësishëm për BE-në, është një sistem i lirë e përmes këtij instrumenti do të tentojmë që të gjitha që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi i cili u jep siguri shteteve. Kjo do të mundësojë transparencë për lëvizje, e do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së, sepse rrit besimin e shteteve anëtare”,Von der Leyen, shkruan lajmi.net.
Ajo po ashtu është pyetur në lidhje me vendimin për konvertimin e targave ilegale në RKS nga serbët që jetojnë në Kosovë, derisa tha se rregullat të respektohen.
“Shkurt dhe qartë mendoj se janë shumë të domosdoshme që rregullat të respektohen, ato janë të qarta dhe duhet të respektohen në çdo shtet.Nëse ka periudhë transistore, ajo duhet të shkojë siç duhet.Gjithashtu ju uroj për përpjekjet për të gjitha gjërat që po bëhen në kuadër të liberalizimit të vizave”,shtoi ajo./Lajmi.net/

