Votimi i diasporës, debat në KSHZ rreth njësive shtesë

105

Moebel THEMA

Komisioni shtetëror zgjedhor solli vendim për shqyrtimin e hapjes e njësive të reja zgjedhore në perfaqësitë diplomatike konsulare të Maqedonisë jashtë shtetit.
Përvec PDSH-së dhe disa emra nga LSDM, vetëm BDI dhe VMRO kanë dorëzuar listat e anëtarëve të këshillave zgjedhorë për diasporën.
Nëse partitë nuk dorëzojnë lista në kohë, vendet e anëtarëve do të plotësohen nga administratorët.
“Për momentin kemi katër përfaqësi diplomatike konsulare, ku duhet të bëhen njësi zgjedhore shtesë, dhe të ketë këshillë zgjedhor shtesë, ndërsa në të njejtën kohë të dërgojmë lajmërim deri tek ministria e punëve të jashtme të mundet të përgaditen hapësira, në të cilat do të mund të kryhet votimi” , shprehet antarja e  KSHZ-së, Silvana Boneva.
“Ka bazë ligjore, kemi intervenuar me kohë, 30 ditë para se të mbahen zgjedhjet, vepçmë jemi i nënti, faktikisht ne nesër duhet të intervenojmë me vendim konkret. Për secilën njësi zgjedhore ne sjellim vendim. Ashtu që nuk ka asgjë të lëshuar në aspekt të (nacelnata odluka), për nevojën e hapjes së njësive zgjedhore të reja.”, shprehet anëtar i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi.
Paraqitja e votuesve të diasporës mbaron të premten më 11 nëntor , bashkë me  inspektimi publik të listës zgjedhore dhe dorëzimin e kandidaturave të deputetëve nga ana e partive.
KSHZ u ka apeluar gjykatave të përshpejtojnë në këto dy ditë të mbetura dhënien e vërtetimeve nga gjykatat për kandidatët për deutetë se nuk janë të dënuar apo akuzuar nga gjykatat.
Comments