Voton Lutfi Haziri, fton gjilanasit që në mënyrë masive të votojnë për fatin e qytetit të tyre

173

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

“Zgjedhjet e sotme do të konfirmojnë mandatin e ardhshëm qytetar për zyrën e kryetarit të Komunës dhe Kuvendin Komunal. Sikur ky mëngjes i bardhë, besoj shumë që procesi të shkoj pa probleme e pa asnjë lloj tensioni, ashtu siç janë qytetarët e Gjilanit, të cilët e shënojnë këtë ditë përmes votimit në mënyre dinjitoze”.

“Shpresoj që dalja të jetë masive, të mos mbetet askush pa dalë sepse përcakton vendimmarrësit e tyre për katër vitet e ardhshme, përcakton fatin për qytetin e tyre dhe jep impakt drejtpërdrejt të jeta personale e tyre. Gjilani po hyn në një fazë të zhvillimeve të mëdha në planin ekonomik”.

“Sot, veçanërisht jam i lumtur që dy vajzat e mia votojnë për herë të parë dhe bëjnë historinë e tyre. I ftoj të gjithë votuesit e rinj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të mësohen që t’i kontribuojnë vendit të tyre, qytetit të tyre dhe atdheut të tyre”, ka qenë mesazhi i Lutfi Hazirit.

Comments