Voziti me fëmijën në prehër, i merret leja

86

Policia në Mitrovicën e Jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

Si pasojë e kësaj ai u gjobit me 400 euro, pesë pikë negative, dhe ndalim të drejtimit te mjetit me veprim motorik për gjashtë muaj.

Njoftimin për këtë policia e dha përmes një postimi në Facebook.

Comments