Vrasja e 24-vjeçarit në Gjilan: Policia ishte e njoftuar dy ditë më herët për konfliktin
Familjarë të 24-vjeçarit të vrarë dje në fshatin Verbicë të Zhegovcit i kanë rrëfyer kallxo.com se Policia e Kosovës ishte njoftuar dy ditë më herët për mospajtimet që viktima dhe i dyshuari për vrasje.
Në të pamën e familjes e cila është hapur në Zhegovc familjarët dëshirojnë të qëndrojnë të qetë dhe të paekspozuar ndaj mediave. Ajo çfarë ata rrëfejnë është shumë e shkurtër dy ditë më parë viktima e kishte një mosmarrëveshje me kushëririn e tij 16-vjeçar. Për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ishte ftuar edhe policia të cilët sipas familjarëve kishin marrë edhe deklarata nga ankuesit. Dy ditë pas kësaj 16-vjeçari ka marrë armën e gjuetisë së të atit dhe siç thonë familjarët ka qëlluar për vdekje 24-vjeçarin.
Familjarët nuk kanë informacione nëse policia kishte kontrolluar në shtëpinë e të dyshuarit apo në bazat e tyre për të kontrolluar nëse familja kishte në posedim armë të zjarrit
24-vjeçari vdiq dje nga plagët e marra nga arma e gjuetisë. Një 16-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar si të dyshuar për këtë incident.