Vrasja e Almirit, Alispahiq: nuk mund të ketë rikualifikim të veprës penale

355
fresco

Është shtyrë për më 19 dhjetor seanca për fjalët përfundimtare në rastin e vrasjes së 4 vjeçarit, Almir Aliut, në Kumanovë…

Mbrojtja pret përgjigje ndaj ankesës së dorëzuar në Prokurorinë Themelore pas tentimit të prokurorëve të Kumanovës për të rikualifikuar lëndën, më saktë për kërkesën që Boban Iliqit të mos akuzohet për vrasje, por për rrezikim të sigurisë në trafik.

“Boban Iliç është i akuzuar për vepër të kualifikuar si vepër penale vrasje, nga neni 123, të paragrafit 2 dhe 3 të Kodit Penal. Ne si mbrojtje kërkojmë që të vërtetohet arsyeja se përse prokurorja, Suzana Kusigerska, ka pasur qëllim që të bëjë rikualifikim të veprës penale, nga vepra e parë në vepër më të lehtë, siç është rrezikim i sigurisë së trafikut në lidhje me vepra të rënda kundër njerëzve. Ajo është vepër penale më e lehtë dhe sipas meje prokurorja nuk ka pasur nevojë të bëjë një rikualifikim të tillë, kjo është në kundërshtim me dëshmitë materiale të cilat janë dorëzuar në gjykatë si dhe në kundërshtime me dëshmitë verbale të cilat gjithashtu janë të dorëzuara në gjykatë. Ne si mbrojtje e familjes Aliu vlerësojmë që në këtë fazë të mbetet vepra penale, e cila ishte dorëzuar me vet akuzën dhe t’ia lëmë gjykatës të vendos rreth fajit eventual të të akuzuarit”,- deklaroi avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç.

Comments