Vrasja e ambasadorit grek në Brazil, ndalohet gruaja dhe i dashuri

246
fresco

ambasadori
Ambasadori grek i vrarë në Brazil
Gruaja
Gruaja e ambasadorit grek, e cila planifikoi vrasjen bashkë me të dashurin e saj, një polic brazilian

Një oficer policie në Brazil pranoi se ka vrarë ambasadorin grek, i nxitur nga  bashkëshortja e diplomatit, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore.

59-vjecari Qiriakos Amiridhis u gjet në një makinë të djegur në një periferi të Rio de Zhaneiros dhe ndërsa mendohej se mund të ishte rrëmbyer nga banda kriminale, policia  i ka drejtuar hetimet në pistën e krimit për pasion.

Bashkëshortja e tij, 40-vjeçarja  Fransua, nëna e vajzës së tyre 10-vjeçare është arrestuar gjithashtu për vrasjen.  I dashuri i saj, polici 29-vjeçar  Sergio Moreira rrëfeu krimin.

Ai tha se e vrau ambasadorin me thikë në shtëpinë e çiftit në Nova Iguasu. Hetuesit besojnë se që të dy e planifikuan krimin disa ditë më parë. Së bashku me ata, u ndalua edhe kushëriri i vrasësit që me premtimin e 25 mijë dollarëve kishte ndihmuar të largonin trupin nga shtëpia dhe ta linte në makinën e djegur ku u gjet diplomatik grek.

Comments