Vrasja e ambasadorit rus, dy shqiptarë të plagosur nga të shtënat. Ja emrat


Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në galerinë e arteve në Ankara ku u vra ambasadori i Rusisë. Ata kanë qenë në mesin e tre personave që mbetën të plagosur gjatë ekzekutimit të diplomatit rus si pasojë e të shtënave me armë nga atentatori.
Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë, i cili tha se Leyla Gundogan e Anastas Zimbinkali, lindur në Shqipëri dhe banues në Turqi, janë dërguar në spital.
Ndërsa personi i tretë i plagosur është një shtetas turk, Aril Deger. Ky i fundit doli nga spitali sapo mori ndihmën mjekësore, kurse dy shqiptarët ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë në këmbë dhe në krah, jashtë rrezikut për jetën.
Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrey Karlov u vra gjatë një aktiviteti në një galeri artesh në Ankara. Ai u qëllua mbrapa kurrizit nga atentatori, i cili ndodhej në sallë pasi ishte polic.