Vrasja e ambasadorit rus /Ja skenarët që rrezikojnë Luftën e III Botërore

Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrey Karlov u qëllua për vdekje gjatë një ekspozite me piktura në Ankara.
Atentati ndaj tij mund të përshkallëzojë sërish tensionet mes Rusisë dhe Turqisë. Vrasja e diplomatit rus është ngjarja e fundit e një vargu incidentesh mes këtyre dy shteteve.

Britanikja ‘Express.co.uk’ ka bërë një analizë të gjatë për atë që pritet të ndodhë pas kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas medias britanike, situata mes Rusisë dhe Turqisë nisi të përkeqësohet vitin e kaluar kur Turqia rrëzoi dy avionë luftarakë rusë, dhe menjëherë pas kësaj Rusia zyrtare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Turqinë.
Marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve u dukën sikur u përmirësuan kur Putin doli në mbështetje të Erdoganit, pas grushtit të shtetit në Turqi.
Megjithatë vrasja e ambasadorit rus Karlov mund të sjellë një përkeqësim të ri në marrëdhëniet dypalëshe.