VRASJA E AMBASADORIT RUS, PESË TË ARRESTUAR NË TURQI



Pesë persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në vend, Andrej Karlov, raporton TASS. Është arrestuar nëna, motra dhe babai i sulmuesit, si dhe dy persona të tjerë. Familjarët e atentatorit nga qyteti Sok, në perëndim të Turqisë, do të merren në pyetje në Ankara. Vrasësi, i cili është likuiduar, tashmë është identifikuar si Mevlut Mert Altintash, polic 22-vjeçar. “Gjatë të shtënave janë plagosur tre shtetas turq”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Soilu.