Vrasja e dyfishtë në Londër, shqiptari do të ekstradohet

127
89932064_outside-550x309

Moebel THEMA

Një shqiptar, autori i një vrasjeje të dyfishtë i cili hiqej si refugjat dhe ka arritur të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, do të ekstradohet.

Avni Metra, 53 vjeç, shkoi në Britani në vitin 1998, një vit pasi ai vrau dy vëllezër në vendlindjen e tij, në Shqipëri.

Metra u dënua në mungesë për të dy vrasjet dhe akuzën e mbajtjes së armëve të zjarrit, Metra ka argumentuar në gjyq se nuk do të merrte një gjykim të drejtë jashtë Britanisë, ndërsa ka theksuar se jeta e tij në Britani ishte “bazuar mbi një gënjeshtër”.

Ai tha gjatë një seance të mëparshme ku ka kundërshtuar ekstradimin: “Nuk ka drejtësi në Shqipëri, ka vetëm korrupsion..”

Metra, i cili jetonte në Borehamëood, Hertfordshire, është arrestuar nga detektivët e Scotland Yard më 8 qershor, pasi u arrit të zbuloohej vendndodhja e tij nga gazetarët e “Daily Mail”.

Shqiptari kishte pretenduar në fillim për të ikur në Britani, me argumentin se jeta e tij ishte në rrezik, pasi një mik i tij ishte vrarë. Po ashtu ai argumentoi se kishte të drejtë për një jetë private. Por gjykatësi Coleman tha:

“Ju nuk keni sjellë absolutisht asnjë provë për të mbështetur pohimin tuaj se nuk do të gjykoheni në mënyrë të drejtë. Nuk ka arsye për të arritur në këtë përfundim”.

Rasti do të dërgohet në Sekretarinë e Brendshme, ku do të marrë vendimin formal nëse ai duhet të ekstradohet, dhe ndërkohë Metra do të mbetet në paraburgim, tha gjykata.

Comments