Vrasja e dyfishtë pas humbjes në poker, autori në arrati, policia: Përdorues droge


Një lojë e humbur në poker dyshohet se u bë shkak i vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Dajç të Shkodrës.
Pas një konflikti që nisi verbalisht, Miklovan Parubi, 33 vjeç mori një armë zjarri tip kallashnikov vrau me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç si dhe plagosi P. 40 vjeç, N.K. 33 vjeç; V.K. 22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç
Autori i vrasjes së dyfishtë, i cili sipas policisë, njihte si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara, është ende në arrati dhe nuk dihet nëse është armatosur.
Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe FNSH së Shkodrës janë mobilizuar kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
4 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)