Vrasja e dyfishtë te ‘1 Maji’, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 2 autorët

280

autoretProkuroria për Krime të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur 1 vit më parë tek Lulishtja 1 Maji në Tiranë, ku u ekzekutuan me armë zjarri brenda në makinë shtetasit Kevin Rugova dhe A.Oskian si dhe u plagos E.Gjecaj.

Të akuzuarit për këtë ngjarje janë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se objekt i atentatit të ndodhur më 01.10.2015 ishte E.Gjecaj, i cili mbeti i plagosur në vendngjarje.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments