Vrasja e të moshuarës për 5 € dhe një palë dylbi, shqiptari ekstradohet drejt Italisë

345
fresco

Vrasja e të moshuarës për 5 € dhe një palë dylbi, shqiptari ekstradohet drejt Italisë

midle

Mariangela Prandi (foto), 84-vjeç, vdiq në shtëpinë e saj gjatë një grabitjeje. Autorët e lidhën dhe e moshuara, në tentativë për t’u liruar, ra nga shkallët dhe më pas gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi në 21 qershor në Pollenzo, Cuneo.

Rreth një vit më vonë, është arrestuar një shqiptar, 21-vjeçari Dorian Gjoka, i akuzuar për vdekjen e rrobaqepëses në pension. Më herët, katër presona ishin arrestuar. Mes tyre edhe dy shqiptar të tjerë: Pashk Pjetri, 25 vjeç, me banim në Verona dhe Zef Ndreca, 24-vjeç, banor i Trezzano sul Naviglio, që iku në Gjermani menjëherë pas ngjarjes, por që policia e gjeti dhe e arrestoi në bashkëpunim me policinë e Barit, kur ai po tentonte të nisej me traget për në Shqipëri.

21-vjeçari Dorian Gjoka, me banim në Milano, kishte humbur gjurmët. Pas ngjarjes, ai ishte transferuar në Shqipëri. Një muaj më parë, ai është arrestuar nga policia shqiptare. Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, i riu është ekstraduar drejt Italisë dhe është dërguar në burgun e Rebibbia-s në Romë.

Ai akuzohet për grabitje, pranim të mallrave të vjedhur, dhe shkaktimin e vdekjes si pasojë e një tjetër vepre penale.

Kufoma e viktimës u gjet nga fqinjët e saj. Autorët ia mbathën me vetëm 5 euro, një palë dylbi dhe një celular.

Në të vërtetë ata kishin si objektiv të grabisnin 4.300 euro që e moshuara kishte fituar në lotari. Pasi fitoi lotarinë, e moshuara i dha një drekë gjithë banorëve në një restorant në Pollenzo, raportojnë mediat lokale. /Syri.net/

Comments