Vrasja e tmerrshme në Gjakovë: Gjykata merr një vendim
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Pjetër Nrecaj.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.
Pjetër Nrecaj po dyshohet nga ane e prokurorisë se ka kryer veprat penale “Vrasje e rendë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.11, si dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjti kod.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.