Vrasja e Xhemail Rexhepit, ndërpritet gjyqi, seanca shtyhet për më 3 nëntor



Në këtë seancë ishte paraparë dëgjimi i ekspertit të forenzikës. Mirëpo për shkak të mungesës së dokumentacionit të kompletuar, procedura është ndërprerë me propozim që eksperti i forenzikës të kompletojë dokumentacionin e pastaj të vazhdojë procedura e paraparë gjyqësore.
“Eksperti i forenzikës elaboroi ekspertizën e tij dhe nga ana e prokurorit iu bënë disa pyetje lidhur me dinamikën e rrjedhës së ngjarjes. I njëjti nuk ishte në gjendje të përgjigjet në pyetje të tilla, sepse nuk ka pasur qasje të tërësishme në dokumentet ekzistuese për lëndën. Për këtë arsye përfaqësuesi i Prokurorisë propozoi që eksperti të plotësojë dokumentacionin. Gjyqi këtë e pranoi dhe procedura është ndërprerë. Pra, do t’i dorëzohet komplet dokumentacioni personit ekspert, do të bëhet plotësim i ekspertizës, e pastaj do të vazhdojë procedura”,– deklaroi avokati i familjes, Marjan Vitanovski.
Seanca e radhës është caktuar për më 3 nëntor.