Vrasja makabre e 8 vjeçarit: Në Shqipëri po debatohet rikthimi i dënimit me vdekje

567

Vrasja makabre e 8-vjeçarit Mateo në Fier nga 38-vjeçari Klodian Çalamani ka sjellë edhe një herë në vendin tonë debatin për rikthimin e dënimit me vdekje.

Dhe teksa të gjithë e prisnin një përgjigje për ndryshim të ligjit, ishte vetë kryeministri Edi Rama që në konferencën e sotme për shtyp që në 08:30 të mëngjesit tha se një praktikë e tillë nuk ka treguar shenja përmirësimi.

Këtë e tregojnë edhe statistikat e mbledhura në shumë vende të botës. Sot mbi 70% e vendeve në botë e kanë hequr dënimin me vdekje.

Shtetet e Bashkuara janë një komb që ende zbaton këtë praktikë (e miratuar me ligj në 27 shtete), duke qëndruar në kontrast të plotë me demokracitë e tjera.

Ka përdorur metoda si skuadrat e pushkatimit, varja, karrigia elektrike dhe injeksionet vdekjeprurëse. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, pikëpamja e amerikanëve për dënimin me vdekje ka ndryshuar.

Sipas një sondazhi të Gallup, 60% e pjesëmarrësve besojnë se jeta në burg pa lirim me kusht është një dënim më i mirë se vdekja.

5 arsye pse dënimi me vdekje nuk ka pasur rezultat

– Traktati ndërkombëtar për të drejtat e njeriut – Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese – synon të parandalojë veprime të tilla. Hulumtimet tregojnë se 3% e ekzekutimeve ndërmjet viteve 1890-2010 ishin “të gabuara”.

– Dënimi me vdekje prek në mënyrë disproporcionale grupe të caktuara. Studimet tregojnë se të sëmurët mendorë, njerëzit me ngjyrë dhe të varfërit përbëjnë shumicën e të dënuarve me vdekje.

– Dënimi me vdekje mund të përdoret si mjet për kontroll, jo drejtësi
Në teori, dënimi me vdekje synohet të përdoret vetëm si dënim për krimet më të rënda, si vrasja. Megjithatë, në disa vende të botës, qeveritë përdorin ekzekutime për krime jo vdekjeprurëse. Këtu përfshihen veprat penale të lidhura me drogën, vjedhjet, tradhtia bashkëshortore, blasfemia dhe krimet politike.

Nuk mund të zhbëhet nëse zbulohen prova të reja. Ajo që e bën të dallueshëm dënimin me vdekje nga burgimi i përjetshëm është se gjykimi nuk mund të anulohet. Është një dënim përfundimtar. Pra, po sikur të zbulohen prova të reja dhe të rezultojë se i burgosuri ishte i pafajshëm?

– Nuk e pengon krimin. Fakti që nuk parandalon krimin mund të jetë arsyeja më domethënëse pse dënimi me vdekje është i gabuar. Sondazhet dhe statistikat kanë treguar se dënimi me vdekje nuk ka ulur shkallën e krimit.

Comments