Vrasja në Kavajë, dalin pamjet e autorit duke vrapuar me pistoletë në dorë

553

Kamerat e sigurisë kanë filmuar Habib Rexhën autorin e vrasjes së Arian Gosës dje në Kavajë, duke ikur me vrap nga vendngjarja teksa mban në dorë pistoletën me të cilën kreu krimin.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arjan Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij.

Habib Rexha u identifikua nga policia disa orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim, që ende vijon të jetë. Për kapjen e tij, policia ka vendosur në dispozicion edhe 10 mijë Euro për qytetarët që japin informacione.

Ngjarja ndodhi si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Altin Rexha. Ky i fundit u zu për motive banale me Edmond Gosën, vëllain e Arian Gosës, në një tjetër lagje të Kavajës. Përplasja përfundoi me vdekjen e të dyve.

Comments