“Vrasje e rëndë me qëllim hakmarrje” në Pejë, fotot e viktimës dhe të dyshuarit – të dy janë nga Elbasani

Është arrestuar S.J., nga Elbasani i cili dyshohet se goditi qëllimshëm me veturë për vdekje sot në Pejë I.O., po ashtu nga Elbasani.
S.J., dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë me qëllim të hakmarrjes, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

I njëjti është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.
Gazeta Express ka siguruar fotografitë e të dyshuarit dhe viktimës.