Vrasje me armë zjarri në Dukagjin – shkak, konflikti për pronën
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Gjuraj të Dukagjinit.
Viktima është shtetasi Gjok Arra, 31 vjeç, banues në fshatin Gjuraj dhe nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Sipas policisë, dyshohet se autorë të kësaj vrasje janë vëllezërit Luvigj Bludaj 31 vjeç dhe Çesk Bludaj 37 vjeç, banues në fshatin Gjuraj, të cilët janë shpallur në kërkim.
Në vendngjarje janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër, si dhe dy grupe te FNSH Shkodër. Forcat e policisë kanë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve. /TCH/