Vrasje në Kavajë, burri masakron gruan me sëpatë
Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Një i moshuar ka qëlluar dhe ka masakruar bashkëshorten e tij me sëpatë.
Burime nga policia thanë se, rreth orës 19:50 të mbrëmjes së sotme, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, shtetasi Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë (sëpatë), bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit Dervishi. Autori mësohet se është vetëdorëzuar tek Posta e Golemit.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.