Vrasje në tentativ në Debëllde të Vitisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Debëllde të Vitisë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit dyshohet se, pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K/Shqiptar, të njëjtin e kanë goditur me kondak të armës duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është liruar, ndërsa njësitet policore me urdhër të GjPP kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, përcjell Plus Tv.