Vrau barbarisht ish-bashkëshorten në Tiranë, vrasësi kyç gojën para hetuesve

275

53-vjeçari Fadil Kasemi, i cili ekzekutoi ish bashkëshorten e tij pasditen e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve.

Zyrtarisht, Policia njoftoi se: “shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip “Benz”, ish-bashkëshorten, (Fildize Hafizi), 39 vjeç, e cila ka mbetur e vrarë. Është sekuestruar arma e krimit”.

Fillimisht Fadil Kasemi është shoqëruar në Komisariatin numër 1, e më pas në Drejtorinë Vendore Tiranë.

Autori ka qenë në kushtet e tronditjet dhe nuk ka shprehur gjë për motivin e vrasjes para specialistëve të krimeve ndaj jetës, thanë për “Syri.net”, burime nga Policia. Kasemi vetëm pohonte gjeneralitetet.

Comments