Vrau gruan me thikë, autori: M’u errën sytën, nuk di ç’kam bërë
Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë për 50-vjeçarin që vrau gruan e vet.
Gjykata vendosi sot ‘arrest me burg’ për Sami Metushin, i cilivrau me thikë bashkëshorten në Kavajë.
Gjatë seancës ku po jepej masa e arrestit, Metushi u pa të përlotet.
Ai shfaqi shenja pendese dhe deklaroi në gjyq:
“Ditën e ngjarjes m’u errën sytë, nuk e di ç’kam bërë. Kishim 4 vjet grindje me bashkëshorten”.