Vrau kundërshtarin me grushte: Shikoni si pritet në funeral prej familjes së të ndjerit (Foto/Video)


Dale Evans i pranishëm në ceremoninë e varrimit pritet prej familjarëve të Towellit
Një ndeshje normale boksi e shndërruar në tragjedi.
Pak ditë më parë boksieri Dale Evans u ndesh me rivalin Mike Towell, por fundi ishte i hidhur për Towell.
Ai humbi jetën për shkak të goditjeve të forta.
Evans i dëshpëruar ka shkuar në varrimin e tij me lot në sy.
Por familja e të ndjerit e ka pritur krahëhapur dhe ka vlerësuar ardhjen e tij.
“Mbani mend buzëqeshjet që solli në jetët tona”, ishte mesazhi i familjes për të ndjerin.