Vrau motër e vëlla/ Kolecaj qëlloi 10 herë drejt FNSH dhe u vetëvra në tualetin e banesës

402

Para se të vetëvritej, Fatmir Kolecaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen, ka qëlluar mbi 10 herë nga ballkoni i shtëpisë në drejtim të efektivëve të policisë që e kishin rrethuar, teksa i bënin thirrje që të dorëzohej.

 

Nga të shtënat me armë zjarri, 47-vjeçari la të plagosur komandantin e FNSH-së në Shkodër, ndërsa më pas hyri brenda në shtëpi dhe qëlloi veten në tualetin e banesës në Zejmen të Lezhës.

 

Dyshohet se Kolecaj u pikas nga policia teksa lëvizte në këmbë përgjatë malit dhe më pas ka hyrë në banesën e tij.

 

Kolecaj ekzekutoi para tri ditësh në Kodër Rrëshen ish-gruan Esmeralda Filopati dhe vëllain e saj, Vledison Filopati.

Comments