Vriten 13 civilë në sulmet saudite në Jemen

51

Moebel THEMA

Zyrtarët mjekësorë dhe të sigurisë në Jemen thonë se të paktën 13 civilë janë vrarë në një sulm ajror të koalicionit ushtarak që udhëhiqet nga Arabia Saudite në portin perëndimor të qytetit.

Zyrtarët kanë thënë për Associated Press sot se sulmet ajrore i kanë goditur shtëpitë në zonat rurale në verilindje të Hodeidas, e cila mbahet nën kontroll nga rebelët shiit të vendit.

Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe gra, sipas një zyrtari mjekësor në spitalin “al-Thawar”.

Koalicioni ushtarak saudit ka intervenuar në Jemen në mars të vitit 2015, me kërkesë të qeverisë së Jemenit e cila njihet ndërkombëtarisht, pasi rebelët morën kontrollin në kryeqytetin Sanaa, dhe filluan sulmet drejt jugut.

Comments