Vriten me armë dy vëllezër në Krujë

448

Dy vëllezer janë ekzekutuar në orët e vona të së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës.

Të dhënat e para nga policia konfirmojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:25 të së enjtes.

Dy vellezerit e vrarë janë identifikuar si Gramoz Bardhi 34 dhe Xhentil Bardhi 24 vjec.
Ata mbeten te plagosur nga te shtenat me arme dhe humben jeten rrugës për në spital.

Dyshimet e para jane per nje ngjarje me sfond hasmerie, mirepo kjo eshte vetem nje nga pistat.

Njoftimi paraprak i policise:

Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetëNë ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments