Vritet dhe tërhiqet zvarrë nigeriani që mbyti 200 njerëz

215
3decc9df00000578-0-image-a-47-1488573870775_1488630466-4495040

Një vrasës në Nigeri i emëruar “Vampiri” është vrarë në një shkëmbim zjarri dramatik me policinë nigeriane.


Henry Chibueze, 36 vjeç, ishte përgjegjës për vrasjen e 200 njerëzve, vrasje këto të cilat ai i kishte filluar qysh në moshën 11 vjeçare.

Pas vdekjes së tij, trupi i vrasësit u tërhoq zvarrë nëpër rrugë përderisa turma të njerëzve u mblodhën për të shikuar.

Një shikues pranë tha duke qarë: “Shikoje veten tani. Do të shkosh në ferr”, përderisa trupi i vrasësit kaloi, shkruan Daily Mail.

Viktimat e vrasësit përfshijnë një ish-të dashur, të cilën ai e vrau në shtëpinë e saj së bashku me gjashtë fëmijët.

Comments