Vritet lideri i tifozëve të Partizanit të Beogradit në kryeqytetin serb

445
fresco
midle
Në Beograd ku po mbahet Forumi për Sigurinë i vendeve të Ballkanit është vrarë me armë zjarri një 39 vjecar, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Policia serbe ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të autorit të krimit. Lajmi është konfirmuar nga deklarata për shtyp i ministrisë së brendshme serbe, sipas raportimit të Klan Kosovës.
Mediat në Beograd raportojnë se viktima është lideri i tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankovic, I cili është ekzekutuar jo shumë larg nga portat e Burgut Qendror të Beogradit. Përveç tij, nga këto shtëna është plagosur rëndë një person tjetër, dhe sipas medias serbe ”Blic-it”, ai është një roje burgu me inicialet M. GJ.
Comments