Vritet me thikë 77-vjeçarja nga Shkupi
Shkup, 25 mars – Policia njoftoi se 47-vjeçari me inicialet G.G. nga Shkupi raportoi se nëna e tij, 77-vjeçare, është gjetur e vdekur me një plagë të thikës në gjoks dhe pa shenja të jetës. Tragjedia ka ndodhur në apartamentin e tyre në vendbanimin Taftalixhe në Shkup.
Sipas raportit të policisë, ka mësur për tragjedinë në orën 20.30, kur ka shkuar për të vizituar nënën e tij, ndërsa në banesë gjendej edhe vëllai i tyre 50-vjeçar, i cili është marrë në pyetje në polici.
Inspektimin në vendngjarje e ka kryer një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës u dorëzua në autopsi.

