Vritet një grua në Prishtinë (VIDEO)

310
fresco

Një vrasje ka ndodhur rreth orës 22:00 në Prishtinë.

Një grua ka mbetur e vrarë në lagjen “Mati”, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq, një burrë është plagosur, dhe është dërguar për trajtim emergjent në QKUK.

Një person i dyshuar tashmë është ndaluar nga Policia, dhe po merret në pyetje.

“Një grua ka mbetur e vrarë, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në QKUK. I dyshuari është kapur dhe po merret në pyetje në stacion policor”, ka thënë për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Më poshtë mund ta shihni një video nga vendi i ngjarjes, i dërguar nga një lexues në redaksinë e Gazetës Express.

Comments