Vritet një refugjat në Berlin

657

 

Vritet një refugjat në Berlin

91406216_035563608-1Një refugjat 29-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia pas një zënke në qendrën e azilkërkuesve, ku pretendohej që vajza e tij është abuzuar seksualisht.

Policia ishte thirrur në strehimore në zonën Moabit pas raportimeve që një vajzë ishte përdhunuar në një park në afërsi, transmeton arbresh.info.

I dyshuari rreth 27-vjeçar ishte vendosur në një makinë policie me pranga kur babai i vajzës thuhet t’i jetë sulur me një thikë.

Dëshmitarët kanë thënë që babai ka bërtitur: “Nuk do të mbijetosh nga kjo”.

Policia u përgjigj me armë, ku refugjati me origjinë irakiane mbeti i plagosur, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Dëshmitarët raportuan për dy ose tre të shtëna. Ky rast do të hetohet nga departamenti i vrasjeve të policisë së Berlinit./arbresh.info

Comments