Vuçiç: Kam marrë kërcënime nga qitësi më i mirë në Rajon

283

Image result for vucic

“Kam marrë kërcënime, por nuk kam frikë për jetën. Unë jam i friksuar për familjen time. Në fillim çdo gjë më dukej në rregull, por tani u gjet një arsenal armës”, kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për revistën kroate “Globus”.

Lideri i Partisë Përparimtare Serbe dhe politikani më popullor në Serbi për herë të parë ka folur në lidhje me kërcënimet serioze dhe sigurinë  për familjen.

“Në fillim më dukej gjithçka qesharake. Por, tani janë gjetur edhe armë. Janë gjetur njerëz të cilët tashmë janë arrestuar për vëzhgimin e banesës së vëllait tim. Ne kemi një dëshmi të gjallë i cili ka konfirmuar se një nga këta njerëz ka thënë: ‘Do të shihni se çfarë do të ndodhë me Vuçicin’”, është shprehur Vuçiç.

“Bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon”, ka vazhduar kryeministri i Serbisë, duke shtuar se “kjo është Serbia dhe kë nuk kemi vrarë ne? Kemi vrarë të gjithë ata që kanë pasur vlerë: Karagjorgjen, Miloshin, dhe në fund kryeministrin Gjingjiç.”

Në intervistë Vuçiç ka folur edhe për pozitën e serbëve në Kroaci.

Comments