
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka deklaruar sot në Minsk se me zyrtarët bellorusë ka biseduar për mundësinë e blerjes së avionëve luftarakë, kundërajrorëve për Ushtrinë e Serbisë, sic ka thënë ai, “me kushte të volitshme”
Ai ka thënë se me palën belloruse ka folur edhe për hapjen e fabrikave për prodhimin e armëve dhe municionit për tregje të treta.
“Jemi orientuar për disa fusha kyce, rritjen e shkëmbimeve tregëtare, importin dhe eksportin por jemi të interesuar edhe për krijimin e kompanive të përbashkëta” ka thënë Vucic.