VUÇIQ ÇUDITET ME ARRESTIMIN E KRYE XHANDARIT SERB NË MAL TË ZI



Kryeministri i Serbisë, Aleskandar Vuçiq, tha të dielën se nuk ka asnjë shënim për arrestimin e një grupi paraushtarak kriminal në Mal të Zi.
Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se informatën për arrestimin e supozuar të një grupe krimninale paraushtarake, e ka parë në media.
“Unë e kam parë në media këtë informatë. Përveç kësaj që kam parë nuk kam informacione më shumë”, tha Stefanoviq për gazetarët në Bujanovc, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.
Stefanoviq tha se duhet pritur që prokuroria në Mal të Zi të publikojë informatën për supozimet e publikuara në media