Vuçiq: Gjakova dhe Kaçaniku nuk sulmohen duke futur pizhamet në jastëk

273

Ideja e Aleksandër Vuçiq për ndryshime në shërbimin ushtarak të Serbisë, që nënkupton zbritjen e kohëzgjatjes në shërbim nga një vit në tre ose gjashtë muaj, është pritur me kundërshtime të mëdha në Serbi. Një nga aryset kryesore për këtë, është se ky ndryshim, mund t’i kushtojë shumë Serbisë financiarisht. Por, Aleksandër Vuçiq pyet: A dëshironi ta sulmoni Kaçanikun ose Gjakovën. A mendoni se mund ta bëni këtë duke futur pizhamat nën jastëkët tuaj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar lidhur me ndryshimet në shërbimin ushtarak të Serbisë.

Vuçiq ka thënë se për të bërë ndryshimet në këtë aspekt, i duhet të komunikojë me qytetarët.

Ai u ka thënë gazetarëve se ‘idea që të shkurtohet koha e shërbimit në ushtri, është e mirë, por duhet të analizohet mirë’, shkruan B92.

“E them këtë sepse e di gjendjen në të cilën është ushtria. A dëshironi të ju them se falë këtyre reformave të mrekullueshme, ne nuk do të kemi nevojë për pilotë në vitin 2020 ose 2021. Ose, se kemi qindra tanke të riparueshme por tani kemi problem me vozitësit e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se është i befasuar me fushatën që është lansuar në media ndaj idesë për shërbimet ushtarake.

“Për ju është e rëndë të shkoni në një shtrat dhe të fusni pizhamet tuaja nën jastëk, për në të njëjtën kohë dëshironi të sulmoni Kaçanikun ose Gjakovën? Kë po e mashtroni”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk dëshiron që të sulmohen Gjakova ose Kaçaniku, por se dëshiron që të gjithë qytetarëve t’u garantohet paqja.

“Ata vazhdimisht po thonë: ti do ta tradhëtosh Kosovën. Ju keni dhënë kufij mes serbëve në veri”, thotë Vuçiq.

Comments