Vuçiq: Gjukanoviq ishte nën përcjellje, kemi kapur para dhe uniforma

174

Moebel THEMA

aleksandar-vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se edhe në Beograd janë arrestuar “disa persona” të lidhur me ngjarjet në Mal të Zi dhe se janë kapur para dhe uniforma.

Ai pas takimit të Byrosë për koordinimin e shërbimeve të sigurisë, ka thënë ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se persona të caktuar, e që nuk janë ata që u arrestuan në Mal të Zi, kanë përcjellë lëvizjet e kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe se në nivel ditor i kanë njoftuar personat tjerë se si duhet të veprojnë.

Vuçiq ka thënë se tek personat e arrestuar janë gjetur 125 mijë euro dhe uniforma.

“Organet tona të sigurisë kanë ardhur deri te faktet e pakundërshtueshme dhe materiale tjera që mes tjerash edhe në territorin e  Republikës së Serbisë janë përgatitur aktivitete të ndryshme ilegale për territorin e Malit të Zi, dhe se as ata persona nuk kanë lidhje me shtetin serbe, kurse disa nga ata persona janë arrestuar në Beograd dhe janë nën kontrollin tonë. Ata kanë punuar se bashku me njerëzit, për të cilët mund të them se e gjithë përgatitja ekziston jashtë vendit. Ekzistojnë fakte të fuqishme se persona të caktuar, e këtë nuk e kanë bërë ata që u arrestuan, e kanë përcjellë rrugën e lëvizjes së kryeministrit të Malit të Zi në nivel ditor, në secilin sekondë i kanë informuar personat tjerë që do të duheshin të vepronin. Janë gjetur edhe para, rreth 125 mijë euro, uniforma dhe gjëra tjera”, ka thënë Vuçiq.

Image

Ai po ashtu ka thënë se janë shënuar rritje të aktiviteteve në shërbimeve informative të huaja në Serbi.

Më 15 tetor, ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, policia malazeze ka arrestuar 20 serbë, të dyshuar për terrorizëm dhe kidnapim të kryeministrit Gjukanoviq.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq.

Comments