Vuçiq kërcënon Kosovën: Nëse merrni masa do të kundërpërgjigjemi

354
fresco

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur të ndërmerren nga pala kosovare.

Gjatë kësaj jave kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet me agresivitet ndaj Kosovës do të aplikojë masa reciprociteti.

Duke lënë të kuptohet që aty hyjnë njohja e targave, ndalimi i mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën.

Serbisë nuk do t’i njihen dokumentet të cilat nuk ia njeh Kosovës përfshirë certifikata të ndryshme.

Comments