Vuçiq kërkon ndihmën e Rusisë që të arrihet marrëveshja me Kosovën

222
fresco

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar ndihmë nga Rusia. E krejt kjo për t’i ndihmuar lidhur me çështjen e Kosovës.

Ai këtë e ka thënë në takimin që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

“Që të arrihet marrëveshja me Kosovën, neve na duhet ndihma e Rusisë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq është shprehur i bindur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do ta vizitojë Serinë këtë vit.

“Jemi duke e pritur. Ai ka premtuar se do të vjen dhe kur ka thënë se do të vjen, ka ardhur”, ka shkruar Vuçiq, duke thënë se është i kënaqur me rezultatet e miqësisë mes dyja vendeve.

Comments