Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kanë prova të mjaftueshme të marra nga agjencisë e intelegjencies për siç ka thënë ai, “shumë veprime fyese kundër autoriteteve dhe institucioneve të Serbisë”. Komentet e kreut të shtetit serb vijnë pas tërheqjes së personelit të Ambasadës së Serbisë nga Maqedonia.
Vuçiq para gazetarëve ka thënë se Serbia po e pret vendimin e Shkupit dhe Podgoricës nëse do ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO apo jo.
“Ne do të ndërtojmë raporte të mira me Shkupin, por këto raporte duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë. Ne do të shohim nëse shqiptarët do të lëvizin për anëtarësimin në UNESCO, dhe do të presim se çfarë do të thonë Shkupi dhe Podgorica. Ne duhet të përgatitemi dhe të dijmë se si ato do të përgjigjen. Ka shumë spekulime, por unë mendoj se në 10 ditët e ardhshme çdo gjë do të jetë me qartë”, tha Vuçiq.
Deklarata e tij për agjencinë e lajmeve “Tanjug” është dhënë menjëherë pas takimit me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Vasiljevic Chepurin.