Vuçiq për Unionin e Komunave shqiptare: Lojëra fëmijësh

44

Moebel THEMA

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur “lojëra për fëmijë të vegjël dhe histori joserioze” formimin e Unionit të komunave shqiptare që përbëhet nga Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

“Çfarë komuna shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, menduan se janë shumë të rrezikshëm … Kjo është historia e votuesve të tyre” , theksoi ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp me udhëheqësin e demokracisë së Re të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Kur njerëzit nuk kanë asgjë për të ofruar, siç tha ai siç është” rritja ekonomike dhe reformat serioze”, flasim për lojëra fëmijësh, raportojnë mediat në Serbi, përcjellë Klan Kosova.

Comments