Vuçiq: S’ndryshojmë qëndrim ndaj Haradinajt, vendimin për qeveri e marrin serbët e Kosovës

214

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë.

“Por, populli ynë në Kosovë ndodhet para një vendimi të vështirë: të shkojë me Haradinajn, ose me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, e cila ka program më ekstrem se sa Haradinaj, bashkimin në Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Vuçiq.

Ai në bisedë me gazetarët ka hedhur poshtë kritikat “patriotike” të politikanëve nga Beogradi, të cilët thonë se nuk kanë vizituar asnjë fshat në Kosovë në llogari të Listës Serbe, përcjell ksp.

Kreu i shtetit serb tha se Beogradi zyrtar nuk ndryshon qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt.

Comments