Vulin: Takimi Vuçiq- Engel, mundësi për ta dëgjuar të vërtetën e Serbisë

366

 

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel është një mundësi për një zyrtar amerikan që të dëgjojë anën serbe dhe të vërtetën, nëse ajo i intereson.
Vulin theksoi se Vuçiq nuk ik nga bisedimet e vështira, se ai gjithmonë “ka shkuar atje ku ka qenë më vështirë për të paraqitur të vërtetën serbe.

Miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel po qëndron për vizitë në Beograd ku do të takohet me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit pas takimit me kongresistin amerikan do t’i adresohet publikut ku siç raportojnë mediat serbe do të flasë për situatën aktuale në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Comments